Rama u jep leje pensionistëve: Nesër mund të dilni, por me këto kushte

schedule17:12 - 17 Prill, 2020

schedule 17:12 - 17 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për qytetarët ka folur për situatën e COVID-19. Gjatë fjalës së tij Rama njoftoi se pensionistët nesër deri në orën 11:00 mund të lëvizin, por duke iu përmbajtur disa kushteve.

“Nesër pensionistët do të mund të dalin, jo për vizita, as për domino, as për ulje të rrezikshme në grup, por për ajrosje, ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se me një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën”, tha Rama.

Më tej Rama theksoi se javën e ardhshme do të do të autorizohet të lëvizin me makinë ata që kanë probleme shëndetësore.

“Po ashtu javën e ardhshme do të autorizojmë lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore, duke parë që shpesh, unë personalisht apo të tjerë kemi ndeshur në ankesa legjitime, por autorizimi duhet të mbështetet te një dokument shëndetësor. Por duhet të lexoni mirë pasojën penale”, deklaroi Rama.

Lexo edhe: Falen gjobat për këmbësorët dhe automjetet, Rama: Nga java tjetër ndëshkimet të pakthyeshme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!