Një letër me shkrim dore i është dërguar dibranëve nga kryeministri Edi Rama. Duke e publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i fton të marrin pjesë në nisjen e punimeve në rrugën e Arbërit.
“Çdo dibran që më ka telendisur në facebook me sharje e tallje, për Rrugën e Arbërit, i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Klos për fillimin e punimeve të pritura 100 vjet”, shkruan kryeministri.
Ata që nuk kanë mundësi kryetari i qeverisë i kërkon t’i dërgojnë një buzëqeshje në Facebook./abcnews.al