Rama tur elektoral në qarkun e Gjirokastrës: Socialistët asnjë milimetër pas

schedule17:00 - 23 Qershor, 2019

schedule 17:00 - 23 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar gjatë ditës së sotme turin elektoral në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e tij kreu qeverisë ka përsëritur se socialistët nuk do të tërhiqen nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe të gjithë ata që po pengojnë procesin zgjedhor duhet të ndëshkohen.

Në trup e në kokë e ka stampuar numrin 30 e askush dhe asgjë nuk e bind që ta ndrrojë datën e zgjedhjeve.  Rradhën për tua përsëritur e kanë përmetarët të cilët dëgjuan edhe për fallet që hidhen nga Tirana sipas kryetarit të qeverisë.

“Liri caktoje këtë datën këtu se shoh një 2 dhe duhet të jetë 21 shikoj edhe një ‘T’, por nuk e di ai a është Tetor apo…por ti shikoje vetë. Dhe do të dilte Liri dhe do të thoshte bazuar te konsultat dhe informacionet e huaja vendosa këtë datë, sepse më thanë q ënë këtë datë nuk do çmendet asnjeri”.

Protestat nuk e trembin për më tepër që sot si më të mirët që e shohin veten, socialistët kanë vendosur të mos tërhiqen asnjë milimetër.

“Socialistët që të bëjnë një milimetër mbrapa nuk bën vaki kurrë”.

Por rrugës për takimin e Gjirokastrës, e prisnin një grup protestuesish të PD, në krye të të cilëve ishin drejtuesit lokalë dhe ish deputeti i zonës Tritan Shehu. Përpjekjet e tyre për të bllokuar rrugën nacionale ku do kalonte eskorta e shefit të qeverisë u shoqëruan me përplasje me policinë që hapi rrugën, Rama i ironizoi gjatë takimit mbështetës në Gjirokastër.

Në çdo ndalesë të tij në qarkun e Gjirokastrës kryeministri dha të njëjtat mesazhe me qëllim që askush mos t’i harrojë.

“E katandisi PD në partinë e Dashos me një çetë me 50 vetë atje në anë të rrugës, por këtë nuk vendosin dot këta, as Saliu, as Iliri. Këtë e vendos vetëm Populli”.

Edhe në Tepelenë përsëriti se qëllimi kryesor i opozitës është pengimi i hapjes së negociatave. /ABc news Albania 24/7