Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me pamjet nga rruga e re e Thethit. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan ndër të tejra se kjo rrugë ishte kërkesë e kahershme e banorëve, por edhe nevojë për turizmin.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shembëlltyrë të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë?” shkruan Rama.