Rama tregon pse ndryshoi qëndrim për maskat, zbulon mesazhin e trëndafilit: Meta të vërë Vojo Kushin

schedule14:36 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:36 - 13 Tetor, 2020

Kreu i qeverisë ka shpjeguar qëndrimin e tij lidhur me vendosjen e maskës me detyrim, ndryshe nga deklaratat e bëra përgjatë muajve të karantinës ku i bënte thirrje qytetarëve të mos e mbajnë maskën në ambiente të jashtme. Rama u shpreh se ka ndryshuar qasja e ekspertëve për këtë masë. Ai tha se maska mund të bëhet në kushtet e shtëpisë pa shpenzuar para shtesë.

Rama shpjegoi trëndafilin e vendosur në maskën e tij duke e cilësuar atë si trëndafilin e 25 prillit, ndërsa ironizoi presidentin Ilir Meta duke thënë se ai mund të vendosë Vojo Kushin.

“Maska në atë kohë kur e kemi folur ka pasur atë status. Sot ka një çështje tjetër. Këto janë çështje të ekspertëve. Unë kam për detyrë të dëgjoj se çfarë thonë ekspertët. Nuk ka qenë e domosdoshme të mbahej maska në ambiente të jashtme. Tani është. Nuk ka nevojë të jetë një maskë e blerë në dyqan, mund të prodhohet vetë. Një beze me dy lidhëse.

Unë kam zgjedhur të vë trëndafilin e socialistëve të 25 prillit. Ilir mund të vërë Vojo Kushin. Nuk ka nevojë fare të harxhosh asgjë. Këto historitë do jepni lekë këtu e atje janë mënyra më e keqe për t’iu qasur këtij sistemi. Maska mund të bëhet vetë. Mjafton të të mbrojë nga stërklat”, tha Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!