TIRANË- Nga Parku Olimpik, kryeministri Edi Rama tregoi bisedën që pati jashtë kamerave me presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, Rama deklaroi se presidenti polak mbeti i mahnitur nga transformimi që ka pësuar kryeqyteti shqiptar këto vitet e fundit, krahasuar me Tiranën e vitit 2019.
“Sot prita në takim presidentin e Polonisë dhe më tha: -“Kam qenë në 2019 dhe nuk e besoj dot që është I njëjti qytet”. Dhe e vërteta është që Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm”, u shpreh Rama.