Rama: Trefishim të kapaciteteve laboratorike në ISHP sipas standardeve të BE-së

schedule11:09 - 28 Maj, 2025

schedule 11:09 - 28 Maj, 2025

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e shtetit.

Kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga ky kantier. Kreu i qeverisë u shpreh se puna po vijon me ritme të larta për trefishimin e kapaciteteve laboratorike.

Rama tha se “ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar: testim të shpejtë dhe të saktë; teknologji të avancuar laboratorike; siguri maksimale për specialistët; kërkim shkencor dhe inovacion”.

Reagimi:

Në kantierin e korpusit modern të laboratorëve të referencës në ISHP vijon me ritëm puna për trefishimin e kapaciteteve laboratorike
Ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar:
Testim të shpejtë dhe të saktë;
Teknologji të avancuar laboratorike;
Siguri maksimale për specialistët;
Kërkim shkencor dhe inovacion.
Një tjetër hap për sigurinë shëndetësore kombëtare dhe mbrojtjen e shëndetit publik

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!