Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetin social “Facebook” u shpreh se në këtë situatë të vështirë është e rëndësishme të shpëtohen jetë njerëzish, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të bëjnë durim.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama i bëri thirrje Opozitës që të bashkojnë ekspertët për të dalë fitimtar kjo pandemi.
“Opozita e humbi mundësinë të vihej në shërbim të kësaj lufte në mënyrë pozitive, na dhanë receta me iluzione për ekonominë. Jam i keqardhur që në vend të bashkimit në këtë luftë ku duhet mbrojtur jeta e çdo njeriu ata nuk i kanë ulur armët e luftës, por kurrë nuk është vonë.
Thirrja ime është të bashkojmë forcat, të diskutojmë hapat, të ballafaqojmë sy më sy onlinë vendimet që marrim dhe cilësinë e ekzekutimt të tyre, të flasim me një zë për të mbrojtur jetën e çdo shqiptari që nga Shkodra ku e kujtojnë COVID si virusi komunist dhe deri në Vlorë ku e kujtojnë si opizitë dhe qeshin, të dalim bashkë si popull faqebardhë nga kjo luftë”, Rama.