Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama tha se askush s’e ka vendin e sigurt në listë, Spiropali: Duhet të provojmë sa vlejmë

schedule17:24 - 3 Shtator, 2020

schedule 17:24 - 3 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama u shpreh dy ditë më parë në Elbasan se askush nuk e ka vendin e sigurt në listën për zgjedhjet e ardhshme. Por cfarë mendon për këtë Elisa Spiropali? Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e ftuar në studion e Abcnews tha se të gjithë duhet të tregojnë sa vlejnë.

E pyetur nëse ndihet në pikëpyetje, ajo tha se “Nga i pari te i fundit nuk kemi pse ndihemi të kërcënuar, duhet të provojmë sa vlejmë, sa votohemi, sa japim për PS-në. Ne me vetëdije kemi zgjedhur këtë sistem, bëmë ndryshimet kushtetuese për të shtuar gjallërinë e jetës politike dhe njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan” tha ajo.

Por kë do të heqë Edi Rama nga listat? “Edi Rama as heq dhe as vë, gjykon, sheh, pyet bën sondazhe dhe në fund pas këtij testi të gjithë ta kalojmë, nga Edi Rama dhe deri te deputeti i fundit do të jemi apo jo në lista në varësi të produktivitetit. Ne duhet të mendojmë për ata që na votojnë. Cfarë duan qytetarët dhe cfarë duam ne” theksoi ministrja./ d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!