Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës për mbylljen e disa shkollave në vend. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai i ka konsideruar të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive- sic i emërton daljet publike të deputetëve që dononcojnë. Sipas kryeministrit Rama kjo situatë është një kancer që kanë nisur ta operojnë me guxim pasi u zhvillua prej opozitës deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë- e përfundon postimin e tij kryeministri Edi Rama.
Një tjetër kundër reagim ka ardhur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha:Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës!Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri- shkruan Lulzim Basha në rrjetet sociale./abcnews.al