Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar portalet online që të regjistrohen në QKB para ditës së hënë. Në një postim në tuiter kreu i qeverisë thotë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve, pasi shumë prej tyre janë fantazma pa adresë dhe pa emër.
“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”.
Ky vendim i kreut të qeverisë vjen nga diskutimi për Paketën Antishpifje. /abcnews.al