Rama: Lufta paguhet me fatura, e gjithë bota i ka pranuar çmimet e larta, ne jo

schedule10:57 - 13 Mars, 2022

schedule 10:57 - 13 Mars, 2022

Pak para protestës për çmimin e lartë të karburantit dhe produkteve ushqimore, kryeministri, Edi Rama, është shprehur se rritja e çmimeve është kostoja minimale që mund të paguajë vendi jonë për të qenë në krahë të Ukrainës.

Rama krahason Shqipërinë me vendet e tjera të Perëndimit dhe thotë se popujt e tyre i kanë pranuar çmimet e larta, ndërsa shqiptarët jo.

Lexo edhe: Rama: Po negociojmë me Serbinë për të marrë një sasi gruri të kontraktuar nga kompanitë tona

“Shoqëritë e zhvilluara kanë rënë dakord prandaj dhe janë zhvilluar. Faktet nuk luftohen. Faktet janë fakte. Nuk mund të debatojmë faktet.
Sot Shqipëria është një nga dhjetëra e dhjetëra vendet që po sheh pasojat e një lufte ku bombat e raketat bien në Ukrainë, ndërsa këtu lufta paraqitet me faturat. Ky është fakt. Të diskutosh këtë është të marrësh rrugët të turpërosh kombin, shtetin tënde në sy të gjithë kombeve tjera që janë në krahë të Ukrainës. Të jesh në krahë të Ukrainës duhet të të pranosh që je në luftë. Kur vendet e mëdha vendosën sanksione vendosën të paguajnë një çmim. Rusia prodhuesi më i madh i grurit, naftës gazit. 40% e ngrohjes në Europë varet nga Rusia. Deri në Amerikë ka shkuar efekti. 2.4 euro nafta në Itali. Vendet e tjera e kanë pranuar këtë gjë, e kanë pranuar edhe popujt. Ky është çmimi minimal që ne po paguajmë për të mbrojtur ata atje.
Luftën nuk e bëm/ ne, nuk e nisëm ne. Çfarë do bëjmë apo do dëgjojmë këta që thonë më mirë mos bashkoheshim me sanksionet kundër Rusisë dhe ne të paguajmë naftën. Është dembelizëm i madh mendor. Në Turqi është dyfishuar çmimi i karburantit”, tha Rama./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!