Rama takon shefin e NATO-s në Bruksel: Me mikun e veçantë dhe mbështetësin e paepur të Shqipërisë

schedule17:45 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 17:45 - 17 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Rama ka ndarë një fotografi në Facebook, ndërsa shprehet se Rutte është mbështetësi më i madh i Shqipërisë.

“Bruksel, Selia e NATO – Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!