Rama takon presidentin e KE

schedule19:19 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 19:19 - 5 Dhjetor, 2017

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së dytë të vizitës në Bruksel takoi presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Junker. Në konferencën për shtyp pas takimit Junker u shpreh i impresionuar nga reformat në Shqipëri dhe vlerësoi progresin për reformat.

“Ne jemi shumë të lumtur me atë ç’ka po ndodh në Shqipëri.”

Kështu u shpreh në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, shefi i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Junker:”Jemi të impresionuar nga progresi i Shqipërisë në fusha të ndryshme. Sa i përket reformës në drejtësi, ne duartrokasim luftën e shpallur ndaj korrupsionit dhe ka një progres të dukshëm në këtë fushë”.

Përpos premtimit se do të shkelë në tokë shqiptare vitin e ardhshëm, Juncker deklaroi se bazuar në rezultatet e 6 mujorit të ardhshëm, ai do të bëjë rekomandimin e tij pranë Komisionit të cilin sot kryeson.

“Nëse progresi është i vazhdueshëm në 6 muajt e ardhshëm unë kam ndërmend ti propozoj këshillit të ministrave të shteteve anëtare hapjen e negociatave, por gjithmonë varet nga reforma dhe rruga që vendi do të zgjedhe në muajt e ardhshëm”.

Kryeministri Edi Rama falenderoi presidentin Junker për mbështetjen në atë që e quajti, proces që nuk mbaron kurrë.

Rama:”Duke ditur që 6 muajt e ardhshëm janë një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar për të hyrë në një fazë të re, shumë të vështirë por që është e nevojshme për të nisur bisedimet për antarësim. Erdha me frikë sot në Bruksel edhe pse me rezultate të prekshme, por largohem me bindjen se të tjera duhet të vijojnë dhe se sfida tashmë është e përbashkët dhe se opinioni publik do të kuptjë shumë mirë mesazhin tuaj”.

Konerenca e përbashkët ishte edhe përmbyllja e ditës së dytë zyrtare të kryeminsitrit Rama në Bruksel./abcnews.al

 

https://youtu.be/m7krXGRSe4Y

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!