Kryeministri Edi Rama ka pritur dje në takim ministrin e punëve të brendshme të Turqisë Sylejman Sojlu, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas Agjensisë turke të lajmeve Anadolli, takimi me kryeministrin ka qenë I pari I axhendës së ministrit turk e në të, me dyer të mbyllura për mediat është diskutuar rreth Organizatës Terroriste FETO e Fetulla Gylen, luftës kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.
Agjensia turke e lajmeve informon edhe për takimin e ministrit turk me homologun shqiptar Sandër Lleshaj. Sipas Anadolli neës, në takimin e mbyllurpër mediat sërish është diskutuar rreth organizatës së Gylen, luftës kundër krimit të organizuar, çështjeve të migracionit, si dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë e Turqisë në fushën e sigurisë. /abcnews.al