Rama takohet me presidenten e KE në bruksel, diskutime për tërmetin dhe negociatat

schedule10:57 - 29 Janar, 2020

schedule 10:57 - 29 Janar, 2020

Situata e post-tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri dhe përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të adresuar problemet e shumta të lëna prej tij, kanë qenë në fokusin e takimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen  me Kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

Zëdhënësit  e Komisionit Europian bënë të ditur për ABCnews, se presidentja Von der Leyen dhe Kryeministri Rama folën lidhur me përgatitjet për konferencën e ardhshme ndërkombëtare të donatorëve, e cila do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel dhe do organizohet nga Komisioni Evropian. Ata ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për të siguruar që konferenca të prodhojë rezultate konkrete në dobi të popullit shqiptar.

Përveç kësaj, presidentija Von der Leyen dhe Kryeministri Rama diskutuan procesin e anêtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidentja Von der Leyen përsëriti bindjen e saj se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe negociatat e anëtarësimit duhet të hapen së shpejti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!