TIRANË– Votën për Partinë Socialiste, Edi Rama e kërkon për ta ulur Shqipërinë në tryezën e Bashkimit Europian, si anëtare me të drejta te plota.
“Nuk mund të bëjmë ne gjë më të madhe për të rejat dhe të rinjtë tanë sot, sesa ta çojmë flamurin kombëtar në rresht me flamujt e tjerë dhe t’i japim një mundësi çdo vajze dhe çdo djali shqiptar që të jetë europian i barabartë me çdo francez, me çdo gjerman, me çdo anglez, me çdo polak e me këdo qoftë dhe nuk mund të bëjmë dot ne gjë më të madhe me Partinë Socialiste sesa ta marrim atë emrin “Albania” dhe të shkojmë ta vendosim atje në tavolinë dhe të themi “Ne jemi të barabartë si ju prandaj historia e të parit nga lart-poshtë i takon të kaluarës njëherë e përgjithmonë”, tha ai.
Gjatë takimit me strukturat socialiste, Rama u kërkoi që të pakënaqurve t’ju flasi me vepra, duke renditur edhe arritjet kryesore të këtij mandati.
Hera e parë nga 1991 që ulet çmimi i energjisë, nuk rritet. Sot biznesi i vogël është i vetmi biznes në rajon që ka zero taksë. Kur ne filluam të japim bonuset, bonusi ishte tre mijë lekë të reja. E bëmë pesë mijë lekë të reja. Tani kemi kapërcyer në 150 euro për ata që kanë një pagë që kanë një pension deri në 200 euro dhe 100 euro për ata që kanë një pension mbi 200 euro në fund të vitit, dhe tani kemi bërë bonusin e dytë.
Ndër të tjera, Rama tha se do të ketë edhe investime në sektorin e energjisë të cilat do të jene në bashkëpunim me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe./abcnews.al