Rama takim me kryeministrin e Sllovenisë: Diskutime mbi planin e investimeve të BE në rajon

schedule18:33 - 24 Tetor, 2020

schedule 18:33 - 24 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të homologut Janez Jansa.

Vizita mes dy kryeministrave, bëhet në kuadrin e diskutimeve mbi planin e Investimeve Europiane në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, si dhe gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit.

Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në rrjetin e tij social Facebook, nga takimi dhe dreka me kryeministrin slloven.

“Me ftesë të kryeministrit të Sllovenisë, Janez Janša, në Bled për të diskutuar mbi Planin e Madh të Investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ecurinë e procesit të integrimin europian në Shqipëri e në rajon, gjendjen politike dhe ekonomike të vendeve të rajonit, në kontekstin e përgatitjeve mbresëlënëse të Sllovenisë për mandatin e Presidencës së Bashkimit Europian vitin e ardhshëm”, shkruan Rama.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!