Rama: Synojmë që brenda 2030-ës të arrijmë 20 milionë turistë në vit

schedule16:41 - 27 Nëntor, 2023

schedule 16:41 - 27 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Vlorë, theksoi se brenda vitit 2030 synojnë që të arrijnë 20 milionë turistë në vit. Ai shtoi se inflacioni ka hyrë në një rrugë progresive uljeje dhe se vitin që vjen do të kthehet në normën e tij të zakonshme.

“Synojmë që brenda vitit 2030 të arrijmë në 20 milionë turistë. Në mos më tepër. Për rritur në këtë duhet të bëjmë shumë më tepër në të gjithë komponentët e këtij zinxhiri, që nga investimet publike, tek ato private por edhe te të gjitha kapacitetet e tjera për rritjen e cilësisë së shërbimeve. Një tjetër shifër domethënëse për pasqyrën aktuale të situatës ekonomike është borxhi publik. Ne për shkak të tërmetit dhe pandemisë dhe të thellësisë së këtyre krizave u gjetëm në kushtet kur na u desh të rrisim borxhin në mënyrë shumë konsiderueshme, deri afro 75 për qind. Me buxhetin 2024, ne njëkohësisht kemi një ulje të borxhit në rreth 60 për qind, që domethënë rreth 15 pikë më poshtë.

Rritja e investimeve nga njëra anë dhe ulja e borxhit janë një tregues kuptimplotë i një situatës ekonomike për të cilën FMN ka theksuar se ekonomia shqiptare është nga më rezistentet në rajon dhe kjo shikohet edhe në komponentë të tjerë por dua të sjell këtu në vëmendje inflacionin. Kemi pasur si të gjitha vendet e tjera rritja çmimesh por kemi pasur që në krye të herës dhe deri më sot inflacionin më të ulët në rajonin tonë dhe një inflacion nën mesataren e inflacionit në BE. Nga ana tjetër, inflacioni është futur në një rrugë progresive uljeje dhe besojmë që vitin e ardhshëm do të kthehet në normën e tij të zakonshme midis 2 dhe 4 për qind.”, shtoi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!