Kryesocialisti Edi Rama mblodh në Kurbin, vajzat dhe gratë e qarkut Lezhë. Ai sqaroi deklaratën e tij, se pse burrat pa gratë, janë sicc thotë ai, ccyrykë, duke përfshirë edhe veten.
Janë mërzit disa, pse u thotë burrave gjysmat ccyryk, mund të jenë më shumë se gjysma, por gjysmat janë. Llogari e thjeshtë. Kush spranon që nuk është cyrryk, duhet të deklarojë që sështë me kënetën, por me BE, e ka marrë ccertifikatën që është normal. Tani po tju vijë keq, le tju vijë keq. Ca tju them unë. Unë për vete e pranoj, unë pa gruan time jam ndërtim pa leje
Ai vazhdoi më tej, duke sqaruar deklaratën tjetër me vajzat dhe të dashurit, apo pse ka vendosur që kundërshtarëve tu përgjigjet me humor e jo me gjuhën e tyre.
Janë mërzit disa, i thotë Edi Rama vajzave, se nëse të dashurit shkojnë me kënetën, lërini. Unë I them shpëtojini. Po nëse ata duan të shkojnë, lërini të hudhen në kënetë, cca të bëjnë. Ka një tjetër tipar të burrit ccyryk. Nuk e ha fare humorin. Po tua kthesh, me të njëjtën mënyrë. Prap sju bën shumë përshtypje. Po të bësh humor me ta, ccmenden. Ua dhashë recetën. Si ti diagnostifikoni ccyryk.
Rama arriti në konkluzionin, se i intereson më tepër, vota e grave se sa e burrave në këto zgjedhje.
“Edhe në Lezhë, më shumë gratë se burrat janë, Lezha është grua, Mirdita grua, vetëm Kurbini burrë. Edhe Kurbini që është burrë, hajër pa vetëm me një gru. Po të më thoshin më para, zgjidh. Kemi një mbështetje që shkon përtej, mbështetjes së përgjithshme. Ke burrat, jemi më poshtë. Por nuk më vjen keq fare.”
Por ai u bëri të qartë, se 11 maji nuk është një bast partish, por një zgjedhje, me PS dhe në BE, ose me të tjerët dhe larg Europës.
“Do thonë disa, Shqipëria do shkojë në BE, si me Ramën, si pa Ramën, nëse nuk është PS në detyrë, deri kur të mbyllim këtë process, Shqipëria nuk shkon në BE me asnjë tjetër për një kohë që mund të jetë shumë më e gjatë nga ccfarë mund të mendojmë. Ia vlen të hedhim ne bast, mes partish? Ndërkohë parti. Sa herë vjen bufi nuk vjen për mirë. “
Ai shpalli edhe objektivin në Lezhë, një përmbysje me një rezultat 4-3 për Partinë Socialiste./abcnews.al

