Në një reagim në Twitter në lidhje me protestën e studentëve këtë të mërkurë, kryeministri Rama sqaroi shkurt ata përmes 5 pikave të paraprira me fjalët “thjesht e vërteta”. Sipas kryeministrit, tarifat s’i përcakton Ministria e Arsimit, por universiteti dhe asnjë tarifë s’është rritur nga viti 2014.
Shefi i ekzekutivit bën të ditur se Vendimi i Këshillit të Ministrave për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet dhe efekti i këtij vendimi nis vitin e ardhshëm.
Po ashtu Rama kujton se ministrja e Arsimit u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e këtij vendimi të Këshillit të Ministrave./abcnews.al