Rama: S’na kanë kërkuar të sistemojmë 600 mijë refugjatë

schedule14:26 - 22 Qershor, 2018

schedule 14:26 - 22 Qershor, 2018

Ngritja e kampeve për refugjatët sirianë është një lajm i fabrikuar nga Partia Demokratike. Këtë përgjigje i jep kryeministri Edi Rama deklaratave të opozitës .Nëse Evropa do tia kërkojë ngritjen e qendrave të tilla, Rama do t’i sugjerojë një psikolog.

Kampe refugjatësh në Shqipëri? Ekskluzivitetin e lajmit ia lë në dorë opozitës Kryeministri Edi Rama.

“Broçkulla e re kozmike është që 600 mijë ushtarë të ISIS  do të vijnë në  Shqipëri. Kjo është komplet qesharake, imagjoni që ISIS-it sot nuk i kanë mbetur kaq ushtarë në total, jo më t’i mbajmë ne”.

Jo vetëm llogari të bëra keq nga demokratët, por edhe deklaratë qesharake është përgjigja e kryeministrit Rama.

“Por edhe Europa nuk është çmendur ta mendojë këtë gjë, por edhe nëse dikujt në Perëndim mund të mendojë se ne mund të presim 600 mijë emigrantë sigurisht ne do të qeshnim me të madhe dhe do t’i sugjeronim të merrte nje psikolog. Kjo gjë nuk ka asnjë shans që të ndodhë. Mbërritja e 600 mijë luftëtarëve të ISIS në Shqipëri është një lajm i fabrikuar nga PD.”

E sheh me vend t’i kundërpërgjigjet opozitës edhe për çështjen e negociatave duke i emërtuar si pasardhës të Esat Pashës.

Fundi i qershorit është si drita në fund të tunelit për kryeministrin Edi Rama.

“Do ta shohim, 28 qershori do vijë. Unë kam shumë besim që drita jeshile do ndizet”.

Në një pikë është dakort me kundërshtarët e tij poltikë. Që s’ka proces pa kushte. Kjo është mëse normale tha Kryeministri Edi Rama, duke dhënë edhe shembullin e Malit të zi, të cilit i duhet të plotësojë 94 kushte të vëna nga Bashkimi Evropian. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!