Rama sms deputetëve: Asnjë koment për vendimin e Presidentit

schedule20:33 - 3 Nëntor, 2018

schedule 20:33 - 3 Nëntor, 2018

I vetmi reagim jo zyrtar pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm ishte ai që Kryeministri Edi Rama, iu ka dërguar një sms deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve të ABC News, Rama kërkon nga deputetët e tij që të mos bëjnë asnjë koment për vendimin e Metës.

“Lutem asnjë lloj komenti, askujt për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, shkruan Rama.

Presidenti Ilir Meta në një njoftim të shkurtër ka sqaruar se nuk është i bindur për kandidaturën e Lleshit në krye të ministrisë së Brendshme. Kjo është hera e parë që një president i shtetit shqiptar nuk pranon të dekretojë një ministër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!