Vijojnë punimet për Tunelin e Llogarasë. Kryeministri Edi Rama teksa ka dhënë informacion në lidhje me ecurinë e punimeve njofton se deri më tani janë hapur mbi 1200 metra. Sipas kryeministrit ritmi i punës ka qenë i lartë.
“Dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Siç është njoftuar më herët nga qeveria pritet që në dalje të tunelit të ndërtohet një urë.
/abcnews.al