Ditën e sotme pritet të mbërrijnë në Tiranë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të Open Balkan.
Gazetarja e ABC Esiona Konomi bën me dije se mbrëmjen e sotme në orën 19:00 ata do të priten në një darkë nga kryeministri Edi Rama në Elbasan.
Ndërkohë që axhenda zyrtare e samitit është parashikuar për nesër nga ora 9:00-16:00. Takimi zyrtar do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave ndërkohë që më pas tre liderët pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.
Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, që do të nisë nga Partia Demokratike në orën 16:00 për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.
Folës gjatë punimeve të samitit
- -Kryeministri Edi Rama
- -Presidenti serb, Aleksandar Vučić
- -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
- -Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
- -Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
- -Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
- -Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
- -Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
- -Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
- -Ines Muçostepa, Antoni Peshev
Marrëveshjet që do të nënshkruhen
- Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
/Abcnews.al