Rama: “Shqipëriaqëduam.al” ka zgjidhur problemet e shqiptarëve edhe jashtë vendit

schedule13:10 - 20 Maj, 2019

schedule 13:10 - 20 Maj, 2019

Në aktivitetin e përjavshëm të organizuar në kryeministri për dëshminë e rasteve të zgjidhura përmes portalit shqipëriaqëduam.al, kryeministri Edi Rama theksoi arritjet e këtij portali që sipas tij zgjidh problemet e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit.

“Që nga 2012 e këtej vajza ime ishte e paregjistruar. Ju drejtova bashkëqeverisjes. Me bashkëpunimit tuaj m’u realizua dëshira që vajza u regjistrua”

Ky ishte vetëm një nga rastet e ankesave të bëra në portalin e bashkëqeverisjes, ku sipas kryeministrit Rama tashmë zgjidhja e problemeve të shqiptarëve kalon edhe kufijtë edhe jashtë vendit.

“Platforma ju shërben të gjithë shqiptarëve pavarësisht se janë brenda kufijve apo jashtë kufijve për çdo çështje që kanë me zyrat e shtetit shqiptar dhe janë të shumta rastet, kur qytetarë të Repoublikës së shqipërisë që jetojnë jashtë në Europë, SHBA deri në Australi kanë arritur të zgjidhin përmes platformës pa pasur nevojë të vijnë këtu probleme të mbartura me dekada”, tha Rama.

Në fjalën e tij përmbyllëse Rama theksoi se platforma e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, do të krijojë mundësinë e një faze të re me bashkitë për zgjidhjen e problemeve

“Kam shumë besim se me 30 qershor do krijojmë mundësinë për të hyre në faze të re të ankesave nga bashkitë, qoftë në aspektin sasior, qoftë në aspektin cilësor. Çka do realizojmë është që aksesi i drejtpërdrejt te çdo kryetar apo kryetare pas 30 Qershorit të jetë i së njëjtës cilësi. Është po aq i rëndësishëm që të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen, por bëhen për ata që zgjedhin”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë të denoncojnë dhe të dërgojnë ankesat e tyre në portalin shqipëriaqëduam, pasi kanë nevojë të presin 3 muaj apo një vit për zgjidhjen e problemeve, por vetëm një klik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!