Rama: Shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe

schedule09:40 - 24 Janar, 2024

schedule 09:40 - 24 Janar, 2024

SHQIPËRI- Viti 2024 është shpallur si viti i Gjuhës Shqipe. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama me një postim në faqen personale në “Facebook”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar një video të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ajo theksoi se armimi mbetet prioriteti i prioriteteve të qeverisë Rama.

“Sot është Dita Kombëtare e Arsimit, një ditë e cila drejton vëmendjen te rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që udhëheq paqen dhe progresin mes vendeve. Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet.”, tha Manastirliu./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!