‘Rama shkundi Bashkinë e Tiranës’, Muça: Veprimet e kryeministrit, nismë për zgjedhjet vendore 2027

schedule10:40 - 4 Korrik, 2025

schedule 10:40 - 4 Korrik, 2025

Gazetari Flogert Muça, i ftuar në edicionin ‘Ora e Fundit’, komentoi takimin e Ramës me përfaqësuesit e Bashkisë së Vlorës dhe më pas të Tiranës. Sipas gazetarit Muça, lëvizjet e fundit të Ramës përkojnë me fillimin e fushatës për zgjedhjet e vitit 2027. Më tej, ai shtoi se kryeministri po i jep vëmendje çdo qyteti dhe se përsa kohë je në terren duke inventarizuar problemet, ke hyrë në fushatë zgjedhore.

“Lëvizjet e fundit të Ramës duke mbledhur të gjithë përfaqësuesit më duket një fillim fushate për zgjedhjet e vitit 2027. Përveç faktit që ka marrë shumë seriozisht 83 mandate, ai ka kërkuar nga të gjithë që të dalin  në terren dhe të evidentojnë me inventar problematikë.

Është një nisje e fushatës për zgjedhjet vendore. Ai sot ka mbledhur deputetë të bashkisë Kamëz, Rrogozhinë etj por vë re që Rama është i fokusuar në të gjitha bashkitë. E para për të përmirësuar cilësinë e jetës, dhe nga ana tjetër duke qenë në terren eventualisht ke hyrë në fushatë. Kryeministri po i jep vëmendje çdo qyteti.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!