Banorët e Sarandës i kërkuan kryeministrit Edi Rama t’i zgjidhë problemet e vjetra që kanë me pronësinë. Ankesat ia drejtuan në fushatën e anëtarësimeve të reja që kreu i qeverisë zhvilloi në qytetin bregdetar.
Partisë Socialiste i shtohen edhe 200 anëtarë. Janë të rinjtë e Sarandës që kanë vendosur ti bashkohen familjes socialiste.
Nga anëtarësimet përfituan edhe sarandiotët e vjetër që t’ia thonin drejtëpërdrejtë çështjet që kanë mbetur pa zgjidhur. Më së shumti ankesat ishin për pronat e pacertifikuara.
Disa të tjerëve u sugjeroi t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes. Por problemet e pazgjidhura me pronat në Sarandë do të marrin zgjidhje shumë shpejt u premtoi kryeministri Rama.
Në fund bëri atë për të cilën kishte udhëtuar deri në Sarandë. Ia dorëzoi teserat e partisë socialistëve më të rinj. /abcnews.al