Rama shkëputet nga zhvillimet politike në Tiranë

schedule15:49 - 28 Tetor, 2018

schedule 15:49 - 28 Tetor, 2018

Këtë të dielë, kryeministri Edi Rama vendosi të shkëputej nga zhvillimet politike në Tiranë duke mos u përgjigjur për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Xhafaj apo për akuzat ndaj kryetarit tëBashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Ai vendosi të ndajë me ndjekësit e tij në Facebook historinë e një qytetari nga Shijaku të cilit i rindërtoi shtëpinë.  

Kryeministri Edi Rama u rikthye në shtëpinë e Hysen Zhupanit në Shijak të cilit i kishte premtuar rindërtimin e banesës tre javë pasi ishte njohur me situatën ku ndodhej.

Këtë të dielë, kryeministri vendosi të shkëputej nga zhvillimet politike të ditëve të fundit dhe vendosi të ndajë këtë histori me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Shtëpia është rindërtuar nga e para. Familje të tjera bëri të ditur kryeministri do të përfitojnë të njëjtën ndihmë si familja Zhupani.

“Ne kemi bërë një listë të këtyre familjeve, disa që janë në process, do fillojmë të tjera, do t´i ndihmojmë, sepse ashtu, në atë gjendjen ekstreme, nuk janë shumë, për fat të mirë”.

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë familje me pesë anëtarë bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në muajin Shtator. Projekti, për ta rikthyer ndërtesën e rrënuar në një banesë me kushte bashkëkohore filloi të vihej në zbatim brenda një muaji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!