Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish aktakuzat e ngritur për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për krime lufte.
Rama në konferencën e përbashkët me homologun, Avdullah Hoti, nuk ka ndryshuar mendim në lidhje me këtë aktakuzë dhe ka theksuar se ajo aktakuzë është si një “fletë rrufe kineze”.
“Unë nuk kam kundërshtuar asnjë aktakuzë, unë kam kundërshtuar dhe e kundërshtoj një fletë rrufe, s’kam parë asnjë aktakuzë. Ka dalë një fletë rrufe, ditën kur presidenti i Kosovës u nis në SHBA. Fletë rrufe kineze, atë kam goditur unë, Gjykata ka punën e vetë, kur të bëjë akuzën zyrtarisht nuk jam askushi të flas se nuk jam avokat. Kjo është kaq e thjeshtë sa s’ka, por gëzimi i disa për këto fletë rrufe është turp i madh”, tha Rama.
Ndër të tjera shefi i qeverisë ka theksuar para gazetarëve se nesër pritet që të nënshkruhet me SHBA-në marrëveshje për Skavicën.
Gjithashtu Rama ka bërë me dije se në lidhje me ndihmën e dhënë për Covid 19, SHBA do të ndihmojë Shqipërinë me respiratorë.
“Ne me SHBA, nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financiohet nga SHBA. Është gjest fantastik i vullnetit të SHBA për t’i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për atë që Shqipëria ka bërë në qeverisjen e vendit në këtë periudhë. Dhe po ashtu SHBA, po iu jap edhe një lajm tjetër, kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje me respirarorë. Pjesën më të madhe do t’ja japin Shqipërisë.
Këto i them se me këtë do të mund të realizohet një vepër e shumëpritur që nga vitet e vjetra si është Skavica me SHBA drejtpërdrejt dhe nga ana tjetër është e qartë se me Shtetet e Bashkuara kemi bërë dhe do të bëjmë gjëra të tjera.
Reforma jonë e përbashkët është elektro-energjitik dhe zotëria në krahun tim është më i zoti se unë pasi për shumë vite dhe për shumë raste kritike siç është dhe ky ka pasur në përgjegjësi financat e Kosovës ne duhet të shkojmë në këtë drejtim pasi në një treg të nënshkruar bashkarish është një potencial i madh ne kemi burime hidrike ju keni burime që vijnë jo të tilla dhe kombinimi i tyre do të jetë një histori suksesi”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al