Rama: Se sa përqind do hapen listat, kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut!

schedule19:32 - 24 Korrik, 2020

schedule 19:32 - 24 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili bëri të ditur se opozita do të mbështesë hapjen 100% të listave, por me kushtin që të mos preken koalicionet dhe shpërndarja e mandateve.

Kryeministri Rama shkruan se është pozitiv gjysëm hapi për hapjen e listave, por sipas tij si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut.

Me një postim në Twitter, kryeministri shkruan se deri atëherë ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korrikut e garanton.

“Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!”, shkruan Rama./abcnews.al