Rama: Rruga e lumit të Vlorës hap mundësi për bujqësinë dhe blegtorinë

schedule21:56 - 6 Shtator, 2019

schedule 21:56 - 6 Shtator, 2019

Rruga e lumit të Vlorës pritet të hapë mundësi të reja për bujqësinë dhe blegtorinë në zonë. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inspektimin e punimeve për këtë rrugë, e cila lidh qarkun e Vlorës me bregdetin Jonian.

Kryeministri Edi Rama inspektoi ecurinë e punimeve të rrugës së lumit të Vlorës, si dhe u takua me banorë të zonave përreth. Rruga me gjatësi thuajse 100 kilometra do të lidhë Qarkun e Vlorës me bregdetin Jonian. Ky korridor i ri  jo vetëm shkurton rrugën ekzistuese, por hap shumë mundësi për turizmin, bujqësinë dhe blegtorinë, theksoi Rama.

“Kjo hap një pamje tjetër, një Shqipëri tjetër për të gjithë ata që s’kanë kaluar këtej ndonjëherë, është një spektakël i madh nga ana e natyrës, gjithashtu do hapi shumë mundësi për bujqësinë, për blegtorinë, për turizmin. Dalja poshtë në breg është shumë fantastike dhe lidhja me Gusmarin dhe Kuçin poshtë.”

Në rrugën e lumit të Vlorës, ka mbaruar segmenti i parë dhe ka nisur i dyti. Ky korridor është një prej investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë zonën./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!