“Nga 1 janari paga minimale do të jetë 500 euro. Brenda mandatit të 4 paga minimale do të shkojë 700 euro. Vlen për sektorin publik, por edhe për sektorin privat. Kjo nuk është vetëm për administratën. Paga minimale përcaktohet me ligj. Nuk mund të ketë pagë nën 500 euro. Do rritet paga për të gjithë punonjësit. Këto do të bëhen pa rritur asnjë taksë. Në gjithë rajonin tonë, ku nuk kemi tatim fitimi për biznesin e vogël. Biznesi i vogël, deri në 2029 do e ketë zero tatim fitimin. Do kemi paqe fiskale me sipërmarrjen. E kemi në projektin e ri të buxhetit. Të gjitha kompanive do u japin mundësi të merren vesh me tatimet, për të përcaktuar në mënyrë të ndershme për të ardhurat dhe tatimin e fitimin. Do shmangin kontrollet dhe do vazhdojnë punët qetësisht.”, theksoi ai.
Në përditësim…

