“Protesta do mbarojë një ditë, studentët do kthehen në gjendje normale, kurse mua sa të jem kryeministër do më keni protestues”. Kështu ju drejtua kryeministri Edi Rama rektorëve dhe dekanëve të mbledhur pasditen e sotme në lidhje me protestën e studentëve.
“Protesta do mbarojë një ditë, studentët do kthehen në gjendjen normale kurse mua sa të jem kryeministër do më keni protestues, sepse nëse mundësitë janë të kufizuara të gjithë kuptojmë, por nëse ti brenda mundësive loz, nëse për 5 lekë nuk bën dot punë 500 lekë, po nëse 4 lekë i çon lumë, askush nuk të merr vesh.
Nuk do vazhdojë më kështu midis të qenit i tërhequr, përballë mureve të larta të universiteteve dhe rrezikut, unë do zgjedh të luftoj me rrezikun, ju kërkoj të mos fshiheni më”.
Por Kryeministri theksoi se pas kësaj proteste universiteti nuk mund të jetë më siç ishte.
“Për shkak të reputacionit mizerabël të një stafi pedagogjik ju po merrni hijen e fajtorit padrejtësisht për shumë nga ju, por ajo që u them është mos të fshiheni universiteti nuk mund të jetë më siç ishte pas kësaj dhe këtë do ta bëjmë së bashku”.
Për kreun e qeverisë u desh protesta që ai të njihej me problemet e studentëve të verbër, ndërsa theksoi që 8 kërkesat e tyre janë parathënie e një libri shumë të ngatërruar.
“Çfarë jeni ju kryetarë komunash që shfrytëzojnë buxhetet për të punësuar, çfarë do më thoni. Nëse u ka kërkuar ministria apo unë?
Një mijë e ca rroga dhe dalin të verbërit dhe nuk është ngrit ky problem asnjeherë, u desh protesta që të mësoja se studentët e verbër s’kanë gjënë minimale. Nuk dua të zgjatem, por dua të them që për mua 8 pikat e ngritura janë vetëm parathënie e një libri që është shumë i ngatërruar dhe duhet korrigjuar i gjithi . Gjithçka dhe gjithkush nga ana e qeverisë që ka pasur lidhje me arsmin e lartë ka përgjegjësi. Nuk jam unë që duhet t’ju them juve sa përgjegjësi keni jeni ju që duhet të nxirrni përgjegjësinë. Unë nuk jam më ai që isha përpara kësaj historie në rpaort me universitetin”./abcnews.al