Katër vite pas mbylljes së basteve , kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një dëgjesë publike për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizmin e tyre.
Në dëgjesë Rama po diskuton me anëtarë të kabinetit të qeverisë shqiptare dhe me përfaqësues nga federata shqiptare.
Në fjalimin e tij, Rama tha se në këto vite qeveria ka pasur kohë të shohë të dyja anët e medaljes s për rihapjen basteve.
Ndërsa thekson se është i gatshëm të bëjë këtë diskutim publik, për të parandaluar bastet online në të zezë si edhe për të shtuar kontrollin e shtetit mbi aktivitete online në të zezë.
“ I kemi parë të dyja anët e medaljes, anën pozitive dhe anën negative në aspektin e lulëzimit të këtij aktiviteti online në të zezë. Sot jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik. Brenda nesh kemi diskutimin tonë. Kjo kornizë që kemi e ka përfshirë fuqimisht policinë e shtetit”, tha Rama.
Nga ana e tij kryetari I komitetit olimpik në Shqipëri, Fidel Ylli shprehet I shqetësua nga aktiviteti i basteve në të zezë në Shqipëri, teksa thotë se paratë që përdoren në bastet në të zezë janë para droge.
Për këtë arsye ai kërkon një mobilizom të fuqishëm nga qeveria për të ndaluar këtë fenomen, si ehde për të ndjekur modelet e basteve në Francë dhe në Itali.
“Kam votuar me kënaqësi për ,mbylljen e basteve. U bë mirë që u mbyllën. Ky është një fenomen që tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ku I gjejnë këto para? Janë para droge, para të pista. Unë sot them të mbyllim bastet në të zezë. Ti kontrollojë shteti jo private. Sot luajnë me miliona, sporti nuk merr asnjë lekë. Po ne kaq të pasur jemi që t’i kontrollojë privati. Të ulemi ti shpjegojmë të gjithëve se si është më mirë një fëmijë që futet në dhomë që luan nën moshën 18 vjeç fshehur ne dhomë? Më mirë që ti nxjerrim nga errësira ti kontrollojë shteti dhe të bëjë pallate sporti dhe aktivitete sportive. Të luajnë por me rregulla, me karta identiteti bastet online. I kemi modelet gati si Italia dhe Franca”, tha Fidel Ylli.
Gjithashtu presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh pro hapjes së basteve në vend.
“Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme.
Duke përfituar nga ky takim që nuk është shumë i zakonshëm, do rikujtoj që sporti në përgjithësi, por edhe futbolli në veçanti, ka nevojë akoma më shumë se sa rikthimi i basteve. Nëse do ta riktheni ligjin e basteve, ne do ti kalojme lekët vetëm për të ndërtuar fusha. Unë nuk jam nga ata që besoj se bastet do na bëjnë kampion Europe, por askush të mos ketë iluzione që sporti do ngrihet pa mbështetje qeveritare. Turp për mua dhe turp për ne që Kosova është para nesh, ka bërë ligjin e sponsorizimit. Përveç basteve duhet riparë një shtrat i tërë ligjor që ti japë mundësi vendit të japë më shumë sport, më shumë kampionë”, tha Armando Duka.
/abcnews.al/