Rama reagon për Koronavirusin: Mos besoni gojët e liga, jemi gati ta përballojmë me profesionalizëm të lartë

schedule15:40 - 23 Shkurt, 2020

schedule 15:40 - 23 Shkurt, 2020

Menjëherë pas Ministrisë së Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shqetësimin për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Sipas kryeministrit virusi vdekjeprurës, nuk e ka prekur Shqipërinë, por sipas tij edhe nëse do të preket, shteti  shqiptar është i përgatitur ta përballojë me profesionalizëm të lartë.

Gjithashtu në postimin e tij në rrejtet sociale Rama thotë se të njëjtat mendje të shthurura që shqetësuan publikun me lajme fallco për tërmetin, janë në veprim edhe tani për Koronavirusin.

Statusi i plotë:

?KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM

?TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM

?MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË”, shkruan Kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!