Rama reagon në Facebook për faljen e Fiter Bajramit: Nesër e fillojmë me këmbë të mbarë

schedule12:33 - 23 Maj, 2020

schedule 12:33 - 23 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shqetësimeve në rrjetet sociale për ndalimin e faljes së namazit të Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”.

Rama shkruan në Faceboook se nga java e ardhshme do të lejohet rifillimi i aktiviteteve fetare në vend duke zbatuar rregullat strikte kundër koronavirusit.

Kjo gjë sipas tij nis nesër me faljen e namazit të Fiter Bajramit.

Postimi i plotë
Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram😂😡

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre🙏

🟢 PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË, VLERËSUAR E MIRATUAR PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT🕌⛪️

❤️ DUKE JU URUAR MEGJITHË ZEMËR BAJRAMIN BESIMTARËVE MUSLIMANË, UROJ EDHE QË HAPJA E XHAMIVE (NËN KUJDESIN E MADH TË DREJTUESVE SHPIRTËRORË TË KOMUNITETIT PËR RESPEKTIMIN E PROTOKOLLIT TË PROPOZUAR PREJ VETË ATYRE) TË JETË NJË OGUR I MIRË PAQEJE E MIRËSISH, PËR TË GJITHA KOMUNITETET DHE VETË SHQIPËRINË E SHQIPTARËT NË KËTË KOHË JO TË LEHTË🕋☀️