Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur propozimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtarë ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare, në mënyrë që të hapet procesi i negociatave për anëtarësim në BE, si për “MV” ashtu edhe për Shqipërinë.
Rama ka përshëndetur propozimin e Macron, ndërsa ka dhe një lutje për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që ta pranojnë këtë zgjidhje.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama në twitter.