Rama: Qeveria miratoi pr/ligjin për nisjen e negociatave për aeroportin e Vlorës

schedule14:20 - 24 Janar, 2018

schedule 14:20 - 24 Janar, 2018

Qeveria miratoi projektligjin për nisjen e negociatave për kontratën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama përmes një mesazhi në facebook.  Së shpejti shpresoj dhe Kukësin- shkruan Rama në fund të statusit të tij, duke iu referuar mundësisë për ngritjen një aeroporti edhe në Kukës.

Disa ditë më parë vetë kreu i ekzekutivit njoftoi se tre kompani turke kanë paraqitur në Ministrinë e Infrastrukturës një ofertë për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës. Sipas Ministrisë, “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction” kanë ofruar të ndërtojnë aeroportin e dytë për fluturime ndërkombëtare në vend, në zonën e Akërnisë, pikërisht në vendin ku gjendet aeroporti ushtarak./abcnews.al