Kryeministri Rama do të thyejë heshtjen pas akuzave të PD ndaj ministrit të Brendshëm Xhafaj e vëllait të tij.
Në një postim në Facebook, kryeministri bën të ditur se do të flasë të mërkurën në orën 11:00, para grupit parlamentar të PS, edhe për ecurinë e lobimit për hapjen e negociatave.
“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”- shkruan Rama.
Ky qëndrim i kreut të qeverisë vjen pas kthimit nga Franca dhe pas akuzave të opozitës për Ministrin e Brendshëm. /abcnews.al