Në mbrëmje kryeministri Rama publikoi në profilin e tij në facebook një video të vizitës që i bëri në spital efektives së lënduar gjatë protestës, Ina Nuku. Shefi i qeverisë bën të ditur se të premten ajo do të niset drejt Turqisë për një operacion më të specializuar. Sipas kryeministrit, Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim.
“Të shkuara dhe krenar për ty – e mbyll Rama postimin e tij për efektiven e policisë që u lëndua rëndë në protestë. /abcnews.al