Kryeministri Edi Rama këtë të enjte e ka nisur me një thenie të presidentit të 26-të të SHBA Roosveltit.
Vetëm pak orë para nisjes së seancës plenare për votimin në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, duket se përmes thënies së Roosveltit nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.
‘’ Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje’’.
Ndërkohë kujtojmë se opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare./abcnews.al