Rama publikon të dhënat: Aeroporti ‘Nënë Tereza’, me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në Europë

schedule13:52 - 16 Gusht, 2024

schedule 13:52 - 16 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve.

Vihet re se për katërmujorin e dytë të këtij viti, aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën.

Ndërkohë, Rama e ka konsideruar këtë klasifikim me ironi të realizuar nga një agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore.

“Ja edhe të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve* ku PËR KATËRMUJORIN E DYTË TË KËTIJ VITI, AEROPORTI “NËNË TEREZA” KRYESON ME RRITJEN MË TË LARTË TË NUMRIT TË PASAGJERËVE NË KLASIFIKIMIN PËR EUROPËN

*agjenci patronazhistësh të hapësirës ajrore”, ka shkruar kryeministri krahas të dhënave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!