Rama publikon tabelën: Në Shqipëri zero tvsh për biznesin e vogël, Mali i ZI më të lartin në rajon

schedule16:25 - 21 Mars, 2022

schedule 16:25 - 21 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër tabelë, ku tregon se në Shqipëri TVSH për biznesin e vogël është zero, duke shtuar se ky është një tjetër tregues se si qeveria po e mbron dhe do të mbrojë biznesin familjar.

Në tabelën e publikuar nga kreu i qeverisë shihet se në rajon vetëm Shqipëria e ka zero tvsh-në për biznesin e vogël, ndërkohë që më të lartin e ka Mali i Zi, ku bizneset paguajnë 21%.

Postimi i Ramës:

Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër për hir të së vërtetës?

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!