Rama publikon raportin: Shqipëria është e para në Europë për rritjen turistike

schedule14:55 - 20 Maj, 2023

schedule 14:55 - 20 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një raport të Organizatës Botërore të Turizmit, i cili e rendit Shqipërinë të parën në Europë për 3 muajt e parë të këtij viti për rritjen e numrit të turistëve. Ndërsa në botë, vendi ynë renditet në vendin e tretë pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

Rama thotë se këto të dhëna paralajmërojnë për një sezon fantastik veror.

“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakore të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, ka shkruar ai krahas raportit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!