Zjarrvënia baraz me vrasje. Kryeministri sugjeron ashpërsim të dënimeve për zjarrvënësit në Kodin Penal.
Sipas tij, të ndezësh zjarr me qëllim, është tradhëti kombëtare.
“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.”
Në rrjetet sociale, kryeministri ka publikuar pamje të dronëve të Forcave Ajrore, të cilat po evidentojnë rastet e zjarrvënieve me qëllim dhe autorët e tyre.
Ai garanton se Policia e Shtetit është në terren, dhe do të ccojë para drejtësisë këdo që vendos zjarr qëllimisht në tokën e Shqipërisë.
Ashtu si në gjithë Mesdheun, edhe në Shqipëri situata për shkak të temperaturave të larta, thatësirës dhe erës po favorizon përhapjen massive të zjarrave.
Vetëm në 24 orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka raportuar për 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë active. Situata më e vështirë është në jug, në Bashkinë e Finiqit. Problemet kanë filluar prej muajit qershor.

