Rama publikon pamjet nga Rinasi: Fluturimet e Shqipërisë së re turistike

schedule09:40 - 6 Shtator, 2023

schedule 09:40 - 6 Shtator, 2023

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm pamje nga pistat e aeroportit të Rinasit, i cili vijon të mbetet plot me pasagjerë, ndërsa Shqipëria po përjeton një bum turistik.

Në pamjet e publikuara nga Rama janë të shumtë avionët që marrin apo zbresin pasagjerë në Rinas. Aeroporti mirëpret çdo ditë fluks lëvizjesh edhe përfundimin e sezonit veror.


Shefi i qeverisë këto pamje i cilëson si ”fluturimet e Shqipërisë së Re Turistike”. Shqipëria në muajin korrik pat rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror.

Kjo e dhënë u dëshmua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, i cili e renditi Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%, duke lënë pas vende me traditë historike në këtë sektor. Kjo rritje e numrit të pasagjerëve u krahasua me vitin 2019/ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!