Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se vijon puna për hekurudhën me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”.
Sipas tij, është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave.
“Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza” ku është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave, ju uroj një ditë të mbarë|, shkruan Rama në Facebook.