Rama: Protestat përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit e Monës

schedule16:56 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 16:56 - 10 Dhjetor, 2018

Kryeministri Edi Rama vë në dyshim se protestat që po zhvillohen nuk kanë qëllime politike. Nëpërmjet një statusi në twitter kreu i qeverisë shkruan se punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë, po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës. Jo politikë?-e përfundon statusin e tij kryeministri Edi Rama./abcnews.al